Kryebashkiak nate për Tiranën, Veliaj: Mbikëqyrim ekonominë e turnit të tretë

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Duke filluar nga janari i vitit 2017 Tirana do të ketë Kryebashkiakun e Natës, një person përgjegjës i cili do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se do të ndiqet modeli i qyteteve si Amsterdami, Zyrihu dhe Londra. Sipas tij duhet nxitur ekonomia e turnit të tretë, e cila mund të rrisë numrin e të punësuarve.

“Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës finalizoi edhe Fondin për Gratë Sipërmarrëse, i cili mundësoi që 22 gra të kenë bizneset e tyre në kryeqytet, duke punësuar veten, por edhe duke krijuar mundësi për t’u punësuar me dhjetëra të tjerë. Për herë të parë Bashkia Tiranë miratoi një fond 6 milion lekë për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç.

Në vijim të nxitjes së hapjes së bizneseve të reja, por edhe të rritjes së punësimit, kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet një fond i ngjashëm edhe për të gjitha bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 35 vjeç.

Pin It