Nxënësit e “Eqerem Çabej” përmes spitalit për të shkuar në mësim

17_big

Nxënësit e shkollës “Eqerem Çabej” për të të zhvilluar mësimin por edhe kur dalin prej tij duhet të kalojnë mes për mes spitalit. Ky ka qenë projekti më abstrakt i bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2012­-2013 kohë kur edhe u rikonstruktua kjo godinë. Me shtesën që iu bë objektit u parashikua që hyrja e nxënësve dhe stafit akademik të behej përmes oborrit të spitalit, pranë një vendparkimi. Por sa e zakontë është kjo situatë, që për të hyre në një institucion arsimor fillimisht duhet të kalosh në një institucion shëndetësor. Vetë nxënësit shprehen të pakënaqur nga ku ndryshim pasi u duhet të kalojnë mes makinave, pacientëve, mjekëve etj.

Sipas të dhënave janë mbi 600 nxënës të cilët frekuentojnë ambientet e shkollës “Eqerem Çabej” dhe detyrimisht kalojnë mes për mes spitalit. Kjo situatë është e pazakontë edhe për një institucion universitar siç është QSUT. Kjo sepse vetëm pak metra larg shkollës ndodhen sallat e operacionit të spitalit francez, ndërkohë që pak më tutje mjekët kryejnë konsultat ambulatore me pacientët, mes zhurmës së nxënësve kur ata dalin nga shkolla.

Sipas të dhënave, rezulton se për rikonstruksionin e këtij objektit dhe për kthimin e hyrjes në krahun e kundërt, pikërisht në mes të oborrit të spitalit u përdorën 126.6 milionë lekë. Me ndërtimet e reja që iu kryen këtij objekti u shtuan 6 laboratorë edhe 19 klasa të reja.

Pin It