Propozimi, supermarketet ta shpërndajnë për të varfërit ushqimin pak muaj para skadencës

Images

Bashkia e Tiranës do të lidhë një marrëveshje me të gjitha supermarketet e qytetit për t’ua shpërndarë familjeve në nevojë produktet pak muaj para skadencës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim të zhvilluar në Pezë me kryepleqtë e fshatrave që i janë bashkuar kryeqytetit me reformën e re territoriale, tha se kjo nismë do t’i paraqitet së shpejti Këshillit Bashkiak.

“Asnjë supermarket nuk duhet të hedhë poshtë ushqime, të paktën një muaj para skadencës. Është e panevojshme që supermarketet të paguajnë dikë për të groposur ushqimet, ndërkohë që pjesën e pashitur mund ta konsumojnë brenda afatit të skadencës nevojtarët e familjarët që s’kanë mundësi dhe që sot e kanë të nevojshme ndihmën e bashkisë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi nga të gjithë kryepleqtë që të përgatisin një listë me personat në nevojë, duke vendosur prioritet familjet me shumë fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga kryepleqtë që të hartojnë një inventar të të gjitha nevojave të zonës.

Pin It