Ushqime me veti si ilaç

 

largea_ushqime1409466072

Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet që marrim nga mjeku.. Ushqime të veçantë mund t’ju kursejnë edhe vizitat tek mjeku, ja disa prej tyre :

Lakra e kuqe

Përdoreni sa më shumë lakrën e kuqe, kjo sepse lakra e kuqe është plot me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Ngjyra e tyre e purpurt e thellë lidhet me përqendrimin e lartë të polifenoleve anthocianin, të cilat janë komponime të bimëve që nxisin shëndetin e zemrës, funksionin njohës dhe shëndetin e trurit, ndërsa ndihmojnë edhe në lidhje me kolesterolin.

 Rrushi i kuq

Rrushi i kuq përmban resveratrol, i cili është cilësuar si një elemen i cili ndihmon kundër plakjes. Por ka edhe më tepër. Është vërejtur se resveratroli ndikon për të pasur zemër të shëndetshme dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ, në inflamacionin e enëve të gjakut dhe në parandalimin e agregimit të trombociteve.

Kungulli

Jo vetëm që është i përkryer për t’u konsumuar, por disa lloje të tij mbajnë larg gripin dhe të ftohtin. Kungulli dimëror përmban vitaminë A, e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të shikimit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të forcuar sistemin imunitar. Mangësitë në vitaminën A janë të lidhura me imunitet të dobësuar të trupit dhe më shumë sëmundje infektive.

Mënyra më e mirë për të shijuar kungullin e dimrit është ta gatuani me yndyrna të shëndetshme, të tilla si vaji i kokosit ose vaji i ullirit.

Farat e shegës

Jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.

Farat e lulediellit

Ashtu si farat e shegës, farat e lulediellit kanë veti të shumta dhe mund të shtohen në ushqimin tuaj, në bollgur, në sallata apo në biskota etj. Ato kanë shumë kalcium dhe magnez dhe shpesh janë përshkruar në mjekësinë kineze se kanë aftësinë për të hequr qafe skuqjen. Farat e lulediellit ndihmojnë në presionin e ulët të gjakut dhe mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe nëse keni marrje mendsh. Në mjekësinë Lindore rekomandohet të hahen fara luledielli, nëse një person është i shqetësuar nga simptoma të caktuara të zorrëve, si dizenteria ose parazitët e zorrëve.

Pin It