Arlind Ajeti në formacionin titullar të Frosinones

ajeti

Arlind Ajeti projektohet në formacionin titullar të Frosinones për sfidën e fundjavës kundër Lazios.

Mbrojtësi shqiptar që po tregon një formë të mirë me skuadrën italiane, do të rikthehet në fushë që nga minuta e parë për t’u rreshtuar në vijën mbrojtëse pas 20 minutave aktivizim në takimin e javës së shkuar kundër Empolit.

Lojtari kuqezi ka fituar besimin e trajnerit Stellone pasi ofron siguri në repartin e tërhequr. Një asist për Ajetin e dha mbrojtësi Andrea Russo, i cili nuk është i gatshëm për sfidën e shtëpisë për shkak të një problemi muskulor.

Pin It