O Trëndafil, që shkretëtirat e thata i lulëzon..

Teksa zemra ime prej emrit Tënd si zemër pëllumbi pulson,
Të lutem për të arritur tek Ti, nga krahët e Tu,
Një pendë më jep, pas teje të fluturoj përgjithmonë,
Teksa zemra ime prej emrit Tënd si zemër pëllumbi pulson.

O Trëndafil, që shkretëtirat e thata i lulëzon,
E me ato ngjyra mahnitëse, në zemrën time depërton,
Është çasti i duhur qeshi syrit tim që vajton,
O Trëndafil, që shkretëtirat e thata i lulëzon.

Si robi Yt i çmendur pas Teje dua të vrapoj,
Ndiz një prush brenda meje, si oxhaqet të flakëroj,
Nga kjo ëndërr e keqe pa Ty, dua të shpëtoj,
Si robi Yt i çmendur pas Teje dua të vrapoj..

Pin It