Ohri propozohet nga “Vogue” si destinacion për vitin 2017

kavala-kavala-city-port-02

Jo vetëm revistë mode por  “Vogue” sygjeron dhe desinacione turistike. Në një artikull të sajin e ka rënditur Ohrin si një ndër vendet që duhet të vizitohen në vitin 2017.

“Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit.

Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim.

Banorët lokalë shëtisin nëpër rrugët me gurë, ndërsa kanoet enden në ujërat e liqenit të cilat luhaten.  Ohri është vend ideal për t’u kënaqur në sezonin e suksesshëm të verës së Maqedonisë”, shkruan “Vog” .

Për rishikim panoramik, “Vogue” e sugjeron turën përmes Galiçicës deri te Liqeni i Prespës, por e rekomandon edhe vozitjen e natës me varkë deri te restoranti “Ostrovo” në afërsi të lumit Drini dhe manastiri Shën Naumi. Ndër destinacionet ballkanike që i rekomandon “Vogue” janë edhe Prizreni, Beogradi, Transilvania, Himara, rajoni i Hercegovinës.

Pin It