10 ton ushqime për festa, myslimanët dhurojnë për të pastrehët

263991

Mbase në prag festash ndihet më shumë nevoja për të patur afër njërëz bujarë . Qindra myslimanë në Londër kanë dhuruar rreth 10 ton ushqime për të ushqyer të pastrehët në prag të Krishtlindjeve.

Aktiviteti i bamirësisë është organizuar nga Xhamia “East London” në Whitechale dhe organizata “Ndihmësit myslimanë”, ka si qëllim të ndihmojë të pastrehët, 90% e të cilëve janë jo myslimanë.

Dilowar Khan, drejtor ekzekutiv i Xhamisë në Whitechale ka thënë se ishte prekëse të shikoje kaq shumë njerëz duke sjellë ushqim në xhami dhe një shenjë e mirë e njerëzimit tonë të përbashkët.

Ne kemi nevojë ta bëjmë këtë dhe të sigurojmë që ne mbështesim ata me më pak fat, e sidomos në ditën e tyre të Krishtlindjeve, shkruajnë mediet londineze.

Pin It