Panariti jep urdhër: Lejohet lëvizja e dhenve dhe dhive drejt thertoreve

20141003114015275577

Pas urdhrave të përsëritur për ndalimin e lëvizjes së bagëtive nga fermat drejt thertoreve Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti  ka urdhëruar fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve.

Panariti ka vendosur të lehtësojë masat bllokuese pas përmirësimit te treguesve epidemioligjikë të sëmundjes dermatoza nodulare dhe konsolidimit të imunitetit vaksinal.

Sipas vendimit të ministrit Panariti, lejohet lëvizja e dhenve dhe dhive drejt thertoreve.

Pin It