Standartet e reja – Qeveria përcakton kriteret, kamera dhe sinjal akustik në hyrje të çerdheve

kopesht-edukatore-femije

Çerdhet publike dhe private do të projektohen dhe do të funksionojnë sipas standardeve të reja të miratuar nga Qeveria. Përmes një vendimi, Qeveria rrit sigurinë në këtë institucione duke vendosur kamera dhe sinjal akustik në ambjentet hyrese të tyre për të patur nën kontroll hyrje-daljet e stafit, të fëmijëve dhe të prindërve.

Gjithashtu, çerdhet e reja dhe ato ekzistuese duhet të kenë infrasktuturën e nevojshme kundër zjarrit si dalja e emergjencës, akses të mjeteve zjarrëfikëse.

Çerdhet e reja, ato që do të rehabilitohen dhe çerdhet ekzistuese do të ndërtohen e do të funksiojnë sipas standardeve të përcaktuara nga Qeveria.

Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka vendosur rregulla të reja të aktivitetit të tyre me qëllim që vogëlushët të edukohen në kushte më të më mira dhe më të sigurta.

Ministria e Zhvillimit Urban, bashkë me institucionet e linjës që menaxhojnë dhe administrojnë këto institucione kanë marrë vendimin që ambjentet hyrëse të monitorohen me kamera sigurie dhe të vendoset dhe një sinjal akustik për të pasur nën kontroll hyrjet dhe daljet e personit, prindërve dhe fëmijëve.

Vendimi i Qeverisë i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton hapësirat që duhet të këtë për fëmijët, për administratën, shërbimet higjenike dhe mbrojtja kundër zjarrit.

Në këtë të fundit, në vendim thuhet se çerdhet duhet të kenë dalje emergjence, fëmijët të mos akomodohen në ndërtesa me kate nëntokë.

Godina e çerdheve të jetë e ndërtuar në zonat urbane ku kanë akses mjetet e shërbimit zjarrëfikës dhe në çdo dhomë të ketë pajisje kundër zjarrit.

Psikologu do të ketë ambjentin e tij të këshillimit të prindërve apo të stafit si dhe do të punojë për zhvillimin psiko-motor të fëmijëve, ndërsa administrata e këtij instutcioni nuk duhet të diskriminojë fëmijët si pasojë e paaftësisë fizike, rracës apo etnisë.

Detajet e hapësirave, shtretërve, kushteve dhe në tërësi projektimit të këtyre institucioneve si për privatët dhe publiket janë të detyrara dhe të bazuara në standarde europiane.

 

Pin It