Prezantohen Samsung Galaxy A3 dhe A5, rezistent ndaj ujit dhe kamerë e përparme e përmirësuar

unnamed (5)

Samsung prezantoi të martën në ambientet e City Art modelet e reja të serisë Galaxy A, smartfonët Samsung Galaxy A3 dhe A5 si dhe orën “e mençur” Gear S3.

Modelet e reja të serisë Samsung Galaxy A të telefonave të mençur karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përmirësuar si dhe karakteristika të tjera që do e bëjnë jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja, Mr. Milan Vujovic, Shefi rajonal i Marketingut pranë Samsung Electronics, përshëndeti të pranishmit përmes një videokomunikimi.

“Ne jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelet e reja të serisë së telefonave të mençur Galaxy A për vitin 2017. Gjenerata e re kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve,” u shpreh ai.

Gjatë aktivitetit të realizuar në prani të gazetarëve të shumtë nën prezantimin e moderatorit të mirënjohur Edi Oga së bashku me z. Julian Kamberi, Menaxher i Samsung për Shqipërinë, u prezantuan telefonat e mençur të serisë Galaxy A që ndërthurin një kornizë metalike dhe xhamin e përforcuar, të cilat ndjekin udhëzimet e dizajnit premium të Samsung.

Një risi tjetër është vendndodhja e kamerës dhe butonat kryesorë të kontrollit që janë në përputhje të plotë me pjesën tjetër të njësisë, të cilat u mundësojnë pajisjeve kompaktësinë e dizajnit dhe thjeshtësinë e përdorimit.

Seria e re e Galaxy A sjell karakteristika të përmirësuara për fotografinë me duke rezultuar në imazhe të gjalla dhe të qarta, madje edhe kur bëhen në kushtet e ndriçimit jo të mirë. Po ashtu kamera e përparme ka të njëjtin rezolucion si pjesa e pasme, në sajë të së cilës përdoruesi do të jetë në gjendje të bëjë selfie me rezolucion të lartë, ndërsa ekrani do të shërbejë si blic për dritë shtesë.

Seria e telefonave të mençur Galaxy A mund të gjendet në Shqipëri në tre ngjyra fine, përfshirë Gold, e Zezë dhe e Bardhë dhe ato janë në dispozicion me një çmim shitjeje sugjeruar për 37.990 Lekë për Galaxy A3 dhe 59.990 Lekë për A5 pranë operatorët të telekomunikacionit Vodafone Albania, Telecom Albania, PLUS COM operator dhe partnerëve të shitjes me pakicë Albatrade dhe Neptun.

Së shpejti do të jenë gjithashtu në treg në Shqipëri orët më të fundit të mençura Gear S3. Samsung Gear S3 është i disponueshëm në dy versione që i përshtaten mënyrës së jetesës të përdoruesve. Frymëzuar nga orat e dorës klasike dhe arti i realizimit të tyre, Gear S3 kombinon dizajnin e përjetshëm me teknologjinë e fundit celulare, duke përfshirë IP68 e papërshkueshme nga uji dhe të ndërtuar në GPS, duke e bërë atë të përsosur për çdo koleksion të orave.

unnamed (6)

Pin It