Sudim: Jetoni pastër, mos u fusni me këpucë brenda shtepisë

download (8)

Ekzistojnë shumë arsye përse nuk duhet të qëndroni mbathur me këpucë në shtëpi, pasi ky zakon i keq  mund të jetë goxha e rrezikshme për shëndetin,

– Derisa qëndrojmë jashtë, është e pamundur të mos shkelim në ndonjë jashtëqitje të zogjve, ose në ndonjë vend ku kanë urinuar kafshët, madje edhe kur shkojmë në tualete publike mund të bartim edhe baktere.

Të gjitha këto janë burim i bakterit escherichia coli – thotë Callie Reynolds, mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, shkruan Daily Mail.

– Shumëzimit të këtyre baktereve në shollat e këpucëve tuaja i kontribuon edhe grumbullimi i gjetheve dhe i mbeturinave, të cilat baktereve drejtpërdrejt u shërbejnë si ushqim.

Pos këtyre baktereve të rrezikshme, me anë të këpucëve mund ta ndotni shtëpinë edhe me rreth 421.000 mikrobe të ndryshme.

 Në shollën e këpucëve tuaja gjenden edhe toksina madje më së shpeshti ato të cilat përdoren në bujqësi, sepse gjithsesi derisa jeni duke ecur diku mund të “ngjitni” ndonjë barishte.

As asfalti nuk është i sigurt, sepse është përplot me katran, i cili është vërtetuar që shkakton kancerin. Duhet përmendur që toksina shtresohet edhe në këneta, të cilat janë më së shpeshti përplot me lëndë ndezëse të lëngëta.

Pra, kur herën tjetër të ecni të mbathur me këpucë nëpër shtëpi, kur të kujtohuni se çfarë pasojash shëndetësore mund t’ju shkaktojë kjo shprehi e keqe, më nuk do ta përsërisni këtë gjë.

Pin It