Personazhet e filmave të animuar me doreza, ka një arsye

02_.-_mickey-mouse

A keni vënë re se në filmat e vjetër të animuar shumica e personazheve mjaft të famshëm shfaqen të veshur me doreza?

Për këtë pyetje në fakt ka disa përgjigje, por më kryesorja është se në vitet e hershme kur filmat e animuar morën një hapat e parë të rëndësishëm, artistët i krijonin ato duke vizatuar më qindra fletë vetëm që në animacion ajo të dilte më bukur.

Duke folur për “Vox”, historiani animator, John Canemaker, tregon se në vitet e para krijuesit e personazheve përpiqeshin t’i thjeshtësonin detajet në mënyrë që mos u merrte shumë kohë pasi u dukej të vizatonin shumë fletë të njëjtin karakter apo një skenë disa sekondëshe.

Për këtë arsye dorezat zbehnin detajet e dorës duke u dhënë më shumë lehtësi artistëve krijues. Një tjetër arsye ishte që kafshët e animuara të merrnin më shumë tiparet e njerëzve.

Ndërsa më vonë me përparësitë që solli teknologjia, detajet filluan të merrnin më shumë fokus, duke ardhur edhe në ditët e sotme ku tashmë filmat e animuar janë me rezolucionin dhe cilësinë aq sa pothuajse duken si reale.

Pin It