Psikologji: Fëmijët mësojnë nga filmat e animuar

femijet

Shikimi i filmave të animuar si edhe dëgjimi i përrallave dhe tregimeve për fëmijë ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijëve

Për fëmijët dyvjeçar procesi i përsëritjeve në tregimet e filmave të animuar është shumë me rëndësi, sepse i ndihmon të verifikojë kujtesën dhe kuptimin e veprimeve, të lidhë personazhet, ngjarjet dhe kurthet.Dhe, natyrisht, është normale që të hidhërohet nëse përfundon filmi i preferuar apo prindërit ia ndërrojnë tregimin, theksojnë psikologët.

Nevoja për përsëritje është pasojë e procesit të përjetimit bashkë me personazhet e tregimeve të caktuara.

Vogëlushët në këtë mënyrë identifikohen mendërisht me heronjtë e tyre, aksionet dhe reagimet e të cilëve i ndihmojnë  që t’i kuptojnë më mirë ngjarjet e jetës e në këtë mënyrë ata zbulojnë forma të ndryshme të sjelljeve .

Pin It