Rikthehet mjeshtri, Robert Ndrenika luan në shfaqjen “Mendohu Xhakomino”

16406791_2187664831458925_8102870068500481454_n-302x200

16426286_2187664744792267_2050361228081531346_n-302x200

16427410_2187664568125618_6516344613969771863_n-302x200

Robert Ndrenika ngjitet sot në skenën e Tetarit të Metropolit kur do të luhet shfaqja “Mendohu Xhakomino”.

Ndrenika, që do të luajë rolin e Totit, ka realizuar mbrëmë provat gjenerale të shfaqjes dhe sot do të jetë para publikut tejet të entuziazmuar për rikthimin e tij në skenë.

Premiera “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës ishte planifikuar për në datat 3,4, e 5 shkurt. Por aktori kaloi një grip të rëndë dhe shfaqja do të ngjitet në skenë sot. Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelo “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” sot në orën 19:00.

Pin It