Projekti i parkimeve me pagesë, për rezidentët falas

tirana1

Në akset kryesore të Tiranës, të përfshira në hartën e parkimeve me pagesë po vendoset infrastruktura dhe sinjalistika për këtë projekt. Drejtuesit e automjeteve do të paguajnë 100 lekë për një orë qëndrim dhe në rast kundravajtje me këtë vendim, policia bashkiake do të bllokojë automjetet. Projekti i parkimeve me pagesë pritet të përfundojë në janar të 2017 dhe rrugët do të jenë të ndara në 3 zona A, B dhe C. Rezidentët do të pajisen me kartën përkatëse dhe nuk do të paguajnë për të parkuar makinat e tyre.

Në disa akse kryesore në Tiranë po pilotohet projekti i parkimeve me pagesë, që zyrtarisht nis zbatimin në fillim të 2017 kur të jenë vendosur infrastruktura dhe sinjalistika përkatëse.

Në rrugën “Papa Gjon Pali”, pas Piramidës, prej 2 javësh ka nisur projekti pilot i Bashkisë së Tiranës.

Për çdo orë qëndrimi të automjeteve, pagesa është 100 lekë të reja.

Në rast se tarifa nuk paguhet, duhet të mendoheni mirë pasi policia bashkiake do t’ju bllokojë automjetin.

Shtimi dhe rregullimi i hapësirave për parking nuk është lajmi i vetëm i mirë për kryeqytetasit.

Banorët rezidentë me vendim të Këshillit Bashkiak nuk do të paguajnë për parkim brenda zonës së banimit të tyre. Ata do të pajisen me karta të posaçme dhe do të përjashtohen nga skema e pagesës.

71 rrugë të Tiranës do të jenë akse me pagesë, të ndara sipas zonave A, B dhe C.

Pagesat ndryshojnë sipas zonës dhe më të kushtueshme janë jane akset pranë qendrës së qytetit dhe ish-Bllokut, ku ka përqëndrim më të madh të akiviteteve ekonomike.

Keni edhe pak muaj kohë të interesoheni se në cilën zonë bëni pjesë dhe të siguroni kartën e rezidentit nëse nuk dëshironi të paguani kur parkoni makinën poshtë shtëpisë.

 

Pin It