Parkimi me pagesë, ja rrugët ku aplikohet

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, dhe Bulevardi Deshmoret e Kombit jane dy rrugët e para në të cilat do të  aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetar që nuk është banor i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi. Kjo do të thotë se nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë të reja në rrugën Gjin Bue Shpata. Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të  cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.

Pin It