1500 mësues punësohen me kontrata të përkohshme

dashuronte_nxenesen_mesuesi_vr

Plot 1500 mësues të cilët do të kryejnë praktikat profesionale në shkolla të ndryshme të vendit do të punësohen me kontrata të përkohshme në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin. Në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave do të jenë dy faza punësimi, ku në secilën fazë janë 1500 praktikantë të punësuar. Praktika Nga periudha 1 janar deri në 15 qershor e këtij viti do të jenë plot 1500 praktikantë të cilët do të japin mësim në shkollat e vendit. Ndërkohë që po kaq praktikantë do të punësohen me kontratë të përkohshme gjatë periudhës 15 shtator deri në 31 dhjetor.

“Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar–15 qershor 2015 dhe periudhën 15 shtator– 31 dhjetor 2016 është 1500 praktikantë” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të botuar gjatë ditës së djeshme në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve do të jetë në bazë të vendeve dhe mundësive që ofrojnë këto Drejtori Arsimore.

Kështu sipas të dhënave numrin më të madh të praktikantëve do ta ketë Tirana dhe më pas vijnë Elbasani, Durrësi, Fieri, Vlora etj. Kontratat Praktikantët gjatë periudhës që do të kryejnë praktikën profesionale do të përfitojnë edhe pagesat mujore. Sipas vendimit pagesa do të jetë sa rroga minimale mujore që aplikohet në vend. “Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga njësitë arsimore vendore pagesën e përllogaritur mbi bazën e pagës minimale mujore prej 22 mijë lekë. Po kështu këtyre praktikantëve di t;iu paguhen edhe sigurimet shoqërore në masën 24.5% të pagës bruto dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor në masën 3.4% të pagës bruto. Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2016, të përllogaritura në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 lekë, do të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2016, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

 

Pin It