Panjot Pano, legjenda e futbollit, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Panajot Pano ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar

.Panajot_Pano_(1964)

E fillon karrierën e tij sportive 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

panajoti

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit .

Më 27 Prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

Panajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin Nderi i Kombit

pano

 Panajot Pano duke marre titullin Mjeshtër i Madh i Punës nga Fatos Nano
-Panajot_pano
Panajot Pano ishte , katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizan, pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizan dhe fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare.
Pin It