Vendimi, kriteret për pranimin e studentëve në mjekësi

versi

Universiteti i Mjekësisë ka miratuar kriteret e pranimit për vitin akademik 2017­2018. Ne vendimin e senatit të këtij universiteti është miratuar formula se si do të bëhet përzgjedhja e studentëve të rinj. Edhe këtë vit për t’u pranuar në degët e mjekësisë, duhet të keni një mestare më të madhe se 8. Gjithashtu senati i Universitetit të Mjekësisë ka publikuar edhe koficientët për çdo shkollë.

“Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017­2018: ­për programet e ciklit të parë (Bachelor), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8. ­për programet e studimit master i integruar (cikli i dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8.5. Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhen nga: ­Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35 % ­Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%.

Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht: Kimi 10%, Biologji 10% dhe Fizikë 10%”, ­ thuhet në vendimin e senatit të Universitetit të Mjekësisë.

Sipas ekspertëve maturantët që kërkojnë të zgjedhin degët e mjekësisë nuk kanë pse të japin provime në maturë, biologjinë, kiminë apo lëndë të tjera që nuk janë të sigurtë se marrin notën maksimale. Sipas ekspertit Fatmir Vejsiu një vit më parë në degën e mjekësisë kanë fituar disa maturantë të cilët kishin marrë nota të mira në sociologji apo qytetari, por kishin marrë nota maksimale, ndërkohë që ishin djegur maturantët që dhanë provim kiminë dhe biologjinë, por kishin marrë nota të ulta.

 

Pin It