Parashikimi i motit, e diel 6 shkurt 2017

15-05-1024x658

Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga vranësira të dendura dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të dendura në zonat veriore dhe qendrore. Gjatë orëve të mesditës do të ketë pakësim të shirave në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat malore lindore. Gjate natës i gjithë territorit i vendit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 27 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Europa jugperëndimore si edhe vendet mesdhetare do të mbeten nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dendur, situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulet atmosferik mbi Itali.

Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të dominohet Europa qendrore dhe vendet nordike. Ndërsa moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominant për ishujt britanike si edhe vendet lindore.

Pin It