1082 vende vakante në administratën shtetërore

Portrait of busy woman sitting at the computer table and touching computer mouse on the background of businesspeople

Administrata shtetërore planifikon të rekrutojë 1082 persona gjatë vitit 2017. Kaq është numri i vendeve vakante në institucionet shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme planin vjetor të pranimit për vitin 2017 dhe përcaktoi edhe ndarjen sipas kategorive.

Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues planifikohen 10 vende; për kategorinë e mesme drejtuese 85 vende; për kategorinë e ulët drejtuese 312 vende; për kategorinë ekzekutive 675 vende. Emërimet në çfarëdo insitucioni shtetëror do të bëhen nëpërmjet Departamentit të Administratës Civile.

VENDIMI

  1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 312;

ç) Për kategorinë ekzekutive 675.

  1. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë: ­

Shkenca juridike;

Shkenca kompjuterike; ­

Audit i brendshëm; ­

Shkenca ekonomike; ­

Shkenca ekonomike/juridike; ­

Shkenca shoqërore; ­

Shkenca sociale; ­

Histori-­filologji; ­

Veterinari; ­

Agronomi; ­

Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; ­

Kimi; ­

Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; ­

Shkenca inxhinierike; ­

Arkitekturë; ­

Arkeologji dhe restaurime; ­

Artet e bukura; ­

Gjeodezi; ­

Shkenca ekzakte; ­

Shkenca edukimi; ­

Mësuesi; ­

Arsim i lartë ushtarak/policor; ­

Arsim i lartë

Pin It