Parashikimi i motit, e enjte 16 nëntor 2017

Veriu mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta por reshje të pakta, ndërsa shira të konsiderueshëm pritet të bien pjesën e parë të ditës në zonat Jugore- Qendrore.

Mesdita lokalizon reshjet kryesisht në Veri ndërsa moti në Qendër dhe Jug, përmirësohen gradualisht deri në mbrëmje kur parashikohet stabilizim i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të sjellin ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por një rritje të lehtë sjellë mesdita në vlerat termike duke ngjitur maksimumin në 19 – 20°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Pin It