Parashikimi i motit, e enjte 20 korrik 2017

Vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore veriore- verilindore ku do të këtë edhe vranësira kalimtare duke rrezikuar ekstremin verior nga shira të përkohshëm. Pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore duke rrezikuar nga shira të dobët dhe të izoluar në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje prej 1-2ºC, më e ndjeshme në orët e mesditës. Era ka fryrë kryesisht e lehtë me shpejtësi deri 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Pin It