“Different Trains”, Festivali që sjell kryeveprat botërore të muzikës

Festivali  Ndërkombëtar i muzikës “Different Trains” rikthehet sërish për publikun artdashës të kryeqytetit, me koncerte dhe artistë të veçantë në sallat e Universitetit te Arteve si dhe në Teatrin Kombëtar.

Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, publiku i kryeqytetit do të ketë mundësi që të ndjekë kryeveprat botërore të luajtura me mjeshtëri nga artistë të talentuar që kanë ndërtuar karriera të admirueshme në vende të ndryshme të Europës.

Artistë të orkestrave të Radios Gjermane, Teatrit La Fenice, Orchestre de Montecarlo etj, si dhe soliste e muzikantë dhome me reputacion, do të ndërmarrim këtë udhëtim muzikor për të promovuar muzikën e bukur, miqësinë dhe bashkëpunimin.

Në program do të ketë vepra të rëndësishme nga autorë si Beethoven, Debussy, Gliere, Grieg, Granados, Schubert, Mendelssohn, Schumann dhe Sibelius.

Datë 11  korrik    ora 19      Universiteti i Arteve Tiranë ( Mendelssohn- Sibelius- Granados- Schubert)

Datë 19  korrik    ora 19      Universiteti i Arteve  Tiranë ( Grieg – Beethoven- Debussy)

Datë 24  korrik    ora 19      Teatri Kombëtar Tiranë ( Beethoven- Gliere- Schumann)

Pin It