“Different Trains”, festivali që bashkon artistët shqiptarë në një skenë

Diferent-trains-350x350

“Different Trains” është një festival i muzikës së dhomës i cili bashkon në një skenë artistë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Edicioni i 5-të i tij solli në Tiranë muzikë klasike të kohëve të ndryshme.

Drejtori artistik i festivalit, Vlorent Xhafa, thotë se këtë vit festivali vjen me dy sezone të ndryshme, një në maj dhe një në vjeshtë. I titulluar “The Sun”, sezoni pranveror i këtij festivali bashkoi kultura të ndryshme përmes gjuhës së muzikës. Artistët interpretuan pjesë muzikore nga Moxart, Bethoven dhe Fore, dy prej të cilave premierë. “Çfarëdolloj gjëje që të ndodhë, nëse dëgjon pak Moxart në fund të ditës, çdo gjë harrohet”, tha Xhafa.

Ndërsa sezoni i vjeshtës do të vijë me një muzikë tjetër, më romantike, ashtu si vjeshta. Festivali synon të njohë publikun shqiptar më veprat më të bukura muzikore, ende të panjohura, si dhe me artistë shqiptarë të talentuar, por të panjohur për publikun vendas.

Pin It