Skënderbeu gjashtë herë kampion

Skenderbeu-Kampion-2016-poster-300x216

Skëndërbeu shpallet kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit radhazi, pasi mundi të mërkurën Flamurtarin me rezultatin 2-0.

Kjo fitore u ndje më shumë edhe për arsye të rivalitetit të drejtpërdrejtë me Partizanin që luante në Tiranë kundër Teutës. Por skuadra e Partizanit u mund me rezultatin 1-2 në minutat e fundit të ndeshjes.

Nga ana tjetër Korçarët shënuan nga një gol për të dyja pjesët duke marrë pikët e plota. Goli i parë u shënua që në minutat e para të ndeshjes nga Latifi, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 50-të nga Plaku.

Kështu Skënderbeu renditet i pari në kampionat me 79 pikë, i ndjekur nga Partizani me 75 pikë. Partizani ka qenë rivali kryesor i korçarëve në këtë kampionat, por pa arritur ta largojë titullin kampion nga Korça.

Ceremonia e dorëzimit të Kupës do të mbahet ditën e enjte në qytetin e Korçës.

Pin It