Kritere të reja për koncesionet

Construction Deal

Koncesionet e reja me partneritet publik-privat do të rregullohen më me kujdes. Ligji i ri parashikon detajet dhe procedurën që duhet ndjekur për t’u firmosur kontratat.

Sipas ligjit komisioni i koncesionit duhet të hartojë një raport me objektivat e qarta të projektit në interes të publikut. Projekti duhet të përmbushë një sërë kushtesh si qëndrueshmëria ekonomike, niveli teknik, risku i përballueshëm, burimet financiare dhe ndikimi mjedisor e social.

Ligji përcakton edhe afatet e të shqyrtimit të rasteve dhe propozimeve për koncesionet e ndryshme.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është përdorimi i koncesioneve në raportin e duhur mes kostove dhe përfitimeve.

Pin It