
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu në dobëta në relievet e larta malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/31 | Diell re |
| Kukës | 19/26 | Diell shi |
| Lezhë | 22/31 | Diell re |
| Dibër | 17/27 | Diell shi |
| Durrës | 21/29 | Diell re |
| Tiranë | 23/32 | Diell re |
| Elbasan | 19/31 | Diell shi |
| Berat | 18/32 | Diell re |
| Vlorë | 20/29 | Diell re |
| Korçë | 17/25 | Diell shi |
| Gjirokastër | 17/32 | Diell shi |
| Sarandë | 18/29 | Diell re |



