Parashikimi i motit, e enjte 31 gusht 2017

Paraditja mbetet me kthjellime në zonat Veriore dhe Qendrore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Jugore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe ultësirën perëndimore, ndërsa vranësira kalimtare do të shfaqen herë pas here në zonat juglindore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë të temperaturave do të sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi prej 32 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pin It