Parashikimi i motit, e enjte 4 maj 2017

Edhe gjatë ditës së nesërme orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, më të dukshme në zonat malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës  do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me vranësira të dendura zonat malore verilindore dhe juglindore. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 1 ballë.

Pin It