Parashikimi i motit, e enjte 5 janar 2017

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku më të konsiderueshme rreshjet e dëborës do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshme të vranësirave duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga reshje të dendura shiu e dëbore, sërish më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore të vendit. Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet e dëborës të jenë prezent në 70 % të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale por një rënie e lehtë e tyre parashikohet edhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet  dallgëzim 4 ballë.

Pin It