Parashikimi i motit, e hënë 10 korrik 2017

Territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të tij deri në mesditë kur në zonat malore veriore dhe verilindore do të shfaqen vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës, mbetet me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore, më të dukshme në verilindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje, më e ndjeshme në orët e mesditës duke bërë që termometri të ngjitet mbi 38ºC. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.

Pin It