Mësoni si t’i shëroni shpejtë flluskat e këmbëve

Flluskat e këmbëve janë ndër problemet më të zakonshme të cilat shkaktohen nga këpucët e këqija, djersitja e këmbëve, por mund të shërohen,madje brenda natës.

Duhet të keni parasysh se nëse flluska është e vogël, mënyra më e mirë për ta shëruar është duke mos e prekur. Mjafton t’i ndërroni këpucët, ta trajtoni lëkurën rreth flluskës me alkool apo peroksid dhe ta lini ashtu. Kështu, flluska do të zhduket brenda dite apo më së largu brenda dy dite.

Nëse flluska është e madheshpojeni atë në fund dhe shtrydhni lëngun që del nga flluskaMos e preni lëkurën! Pasi të ketë dalë i tërë lëngu, trajtojeni lëkurën me antiseptik.

Përveç kësaj mënyre, ekziston edhe një mënyrë e thjeshtë për ta larguar. Bëhet fjalë për metodën me kripë.

Kombinoni një lugë gjelle kripë me një litër ujë të vluar. Pas këtij procesi, pastroni këmbët me përzierjen e fituar ose thjesht zhytni këmbët aty për disa minuta dhe rezultatet do të jenë të shpejta.

Pin It