Metoda japoneze: Çdo gisht është i lidhur me dy organe

Si terapi kundra stresit dhe lodhjes fizike shquhet masazhi dhe akupunktura, specialitete këto të fizioterapisteve kinezë. Përveç këtyre po aq interesante dhe efektive është edhe metoda japoneze Jin Shin Jyutsu.

Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, e cila ka për detyrë që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe t’i japë organizmit tuaj shëndet fizik dhe emocional.

Ky art i lashtë japonez i shërimit ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar.

Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara.

Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë.

Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj.

Përfitimet

Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin.

Gishti i madh

Organet: organet e stomakut
Emocionet: depresioni dhe ankthi
Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi.

Gishti tregues

Organet: veshkat dhe fshikëza
Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore
Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje.

Gishti i mesëm

Organet: mëlçia dhe vreri
Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm
Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke.

Gishti i unazës

Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë
Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi
Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë.

Gishti i vogël

Organet: zemra dhe zorra e hollë
Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim
Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.

 

Pin It