3 metoda shtëpiake si t’i zgjeroni këpucët e ngushta

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur që këpucët të na rrinë të ngushta, ose na vrasin herët e para që i veshim.

Më poshtë i keni disa mënyra efektive se si mund t’i zgjeroni këpucët dhe t’i bëni më komode.

Ngrini këpucët

Fillimisht mbushni këpucët me qese të mbushura me ujë. Pastaj vendosni këpucët në frigorifer dhe prisni derisa qeset të janë ngrirë krejtësisht. Lërini ashtu për një natë dhe pastaj hiqni qeset me akull. Materiali i këpucëve tani është më i zgjeruar se më parë.

Vishini në shtëpi

Në tjetër mënyrë është ti vishni këpucët e reja në shtëpi që ta relaksoni materialin apo lëkurën nga të cilat përbëhen dhe kështu ato do t’iu bëjnë të ndiheni komode kur t’i vishni jashtë.

Vishni një palë çorape

Mund t’ju duket tejet e thjeshtë, por faktikisht funksionon si metodë. Mbathni një palë çorape të trasha dhe ecni për pak kohë derisa ta shihni se ato janë zgjeruar.

Pin It