Origjina e tulipanëve, nga Perandoria Osmane në Evropë

Nëse na vjen në mendje tulipani, mendja me siguri na shkon në Hollandë, sepse Hollanda është e njohur për fushat e saj të bukura të luleve në formë llambe (tulipanëve), që i japin ngjyrë peizazhit tipik holandez. Hollanda është e njohur për eksportin më të madh të tulipanëve në botë, por megjithatë, tulipanët nuk janë lule me origjinë Hollandeze.

Tulipanët u importuan në Hollandë në shekullin e 16 nga Oghier Ghislain de Busbecq, një ambasador i perandorit Ferdinand I në perandorinë Osmane. De Busbecq, i habitur prej luleve që rriteshin në oborrin mbretëror në Stamboll, i dërgoi disa tulipanë Carolus Clusiusit në Pragë, i cili mori përsipër të bënte kopshte botanike në Leiden, duke siguruar shpërndarjen e gjerë të tulipanëve në Evropë.

Tulipanët fillimisht ishin lule të egra nga Azia Qendrore, nga malet Hindu në Kazakistan, por fillimisht u kultivuan nga turqit, qysh në 1000 të erës sonë. Ata janë ekspozuar për herë të parë  në veprat e artit të Selxhukëve. Në shekullin e 12-të, tulipanët u përfshinë në motivet kryesore, veçanërisht në qytetin Konia.

Kur Konstandinopoja mori emrin Stamboll, Sulltan Mehmet II urdhëroi që tulipanët të mbilleshin në parqe dhe kopshte të reja. Vetë Sulltani ishte një kopshtar i prirur. Në kohën e tij të lirë, ai punonte në kopshtet e Pallatit të Topkapësë.

Sulltan Sulejmani dashurinë e tij për tulipanët e çoi në një nivel tjetër. Ai profesionalizoi mbjelljen dhe përdorimin e tulipanëve në Stamboll duke e bërë atë më popullor se trëndafili. Sulltan Sulejmani ishte gjithashtu një edhe poet dhe ka përmendur disa herë tulipanët në poezitë e tij.

Mbjellja e tulipanëve në kopshte u bë modë në të gjithë Perandorinë Osmane. Osmanët i kushtonin një vëmendje të madhe mjedisit, dhe tulipani u bë simboli kombëtar i tyre.

Pin It