Mrekullia e fushave të tulipanëve në Holandë


Fotografi francez Normann Szkop ju prezanton me mrekullinë e fushave të tulipanëve në Holandë. Shkrepjet janë bërë nga ajri dhe pamja është mahnitëse.

Sipas statistikave, rreth 80% e prodhimit të tulipanëve vijnë  nga Holanda. Në kohën kur njerëzit nuk i kishin parë kurrë me sy, ato janë shitur me çmime marramendëse dhe tregtarët kanë abuzuar  më këtë.

Në 1636 një gonxhe tulipani është bërë produkti i katërt kryesor i eksportit të Holandës pas xhinit, djathit dhe peshkut. Çmimi i tulipanëve u rrit shumë sepse një pjesë e madhe prej njerëzve nuk e kishin parë kurrë këtë lule.

Ditët e sotme  kjo lule është mbjellë në çdo cep të botës. Pothuajse të gjithë tulipanët vijnë nga Holanda dhe rriten në fusha më sipërfaqe gjigande.
Sezoni i çeljes së tyre nis në mars.

Pin It