Kohët ndryshojnë, njihuni me 12 veprimet që brezi i ri nuk do t’i bëjë më

Teknologjia është integruar shumë në jetën e njeriut të sotëm. Lehtësirat që ka sjellë do të bëjë që disa gjëra të mos njihen nga brezat e ardhshëm.

Më poshtë keni 12 aftësi të cilat brezat e ardhshëm vështirë se do t’i aplikojnë.

1.Memorizimi i numrave të telefonit

Dikur, kërkimi nëpër blloqe apo numëratorë telefonikë kërkonte kohë dhe pak mund për t’i rënë numrave të familjarëve apo personave me të cilët komunikonim më shpesh. Tani, fare thjesht, duke shtypur celularin 2 apo 3 herë jemi në gjendje të telefonojmë cilindo në një kohë të shkurtër dhe pa u munduar.

2. Numërimi i parave kesh
Gjithnjë e më shumë, përdorimi i kartave të kreditit apo debitit për çdo blerje na bën të kuptojmë që shumë shpejt nuk do të jetë më nevoja të numërojmë paratë tona, sepse çdo gjë po bëhet elektronike.

3. Veprimet matematikore me mendje
Dikur veprimet e shpejta matematikore të cilat i bënim me mendje, qoftë për çështje shpejtësie qoftë edhe per lojë mes miqsh ia kanë lënë radhën veprimeve që i bëjmë me makinën llogaritëse të telefonit.

4.Të printosh fotografi
Dikur prisnim me padurim me ditë apo kavë që të laheshin fotot që kishim shkrepur. Sot mund t’i kemi në dorë të printuara në pak sekonda me anë të pajisjeve të reja.

5. Leximi i hartave
Me aplikacionet që gjenden në çdo smartphone apo edhe me sistemin GPS të instaluar në makina, leximi i dikurshëm i hartave si turistë klasikë thuajse është zhdukur tërësisht.

6.Të shfletosh enciklopeditë

Termat “të kërkosh në google” apo në të kërkosh në wikipedia” janë bërë zëvendësuesit e denjë të fjalisë që thuajse është harruar “të bësh një kërkim nëpër enciklopedi”.

7. Gjuhët e huaja
Ndër aplikacionet apo programet që i gjejmë fare kollaj (google translate) dhe përkthimi i menjëhershëm që marrim prej tyre, ka rrezik ta kthejë brezin e ri në përtac sa i takon vënies së trurit në punë për të përkthyer një gjuhë të huaj.

8. Leximi i orës
Mund të duket absurd, por fakti që e shohim orën gjithnjë në celular, tek një pjesë e mirë e njerëzve që rriten këto kohe ka çuar që të mos jenë në gjendje të lexojnë orën me akrepa.

9. Të shkruash e të postosh një letër
Si shkruhet një letër, si ndahen paragrafët që mesazhi të jetë i kuptueshëm, ku vendosen pullat, a duhet peshuar letra para se ta dërgosh etj, janë informacione që brezit të ri mund t’i duken fare të panevojshme.

10. Leximi i orareve të trenave
Në botë dikur mësuesit kujdeseshin që të gjithë nxënësit të dinin të lexonin shpejt dhe saktë oraret e trenave në stacione. Tashmë, nuk na duhet ta ngarkojmë trurin dhe syrin, por çdo gjë e gjejmë në aplikacionet tona.

11. Shkrimi i dorës
Mund të duket pa rëndësi në pamje të parë, por bërja e detyrave në kompjuter dhe ruajtja e informacionit online ka bërë që shkrimi i dorës i brezave të rinj të mos jetë më aq bukurshkrim.

12. Gabimet ortografike dhe autokorrektimi
Me programe të tilla si ‘autokorrekt’ mund të mos dihen saktë si shkruhen disa fjalë nga brezat e rinj, duke i shndërruar në mosnjohës të gjuhës.

Pin It