Në edukimin e fëmijëve, bëhuni si holandezët!

Një studim i UNICEF doli në konkluzionin se fëmijët holandezë janë më të lumturit në botë. Mënyra si rriten dhe edukohen ata, është krejt e ndryshme nga ajo e fëmijëve të tjerë në botë, kjo për shkak të disa arsyeve që do t’i lexoni më poshtë.

1.Më tepër kohë me familjen

Harrojeni idenë e një kohe me shpenzime siç bëjnë prindërit amerikanë apo britanikë. Kjo është diçka e stresueshme dhe ka shumë presion mbi planikimin dhe financat. Në të kundër të saj, fëmijët holandezë kalojnë më shumë kohë bashkë në drekat e darkat familjare. Gjithashtu prindërit e tyre u qëndrojnë pranë dhe përfshihen në ato që ata bëjnë gjatë gjithë kohës.

 2. Ndërtoni pavarësinë e fëmijës

Prindërit holandezë i lejojnë fëmijët e tyre që të kenë pavarësinë që duan, në një shkallë të lartë. Madje ata i lejojnë të hipin në pemë dhe të ngasin biçikletën vetëm në një moshë fare të vogël, vetëm e vetëm që të ndjejnë peshën e përgjegjësisë dhe të pavarësisë që në moshë të vogël. Pra nuk është se ata nuk janë të rrezikuar nga këto aventura që ndjekin, por e vendosin rrezikun në përspektivë. Një mësim tjetër që u jepet zakonisht prindërve është: “Dëshironi fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm? Mësojuni atyre ndjeshmërinë”.

3.Fëmijët kanë një mjedis shkollor me presion të ulët

Fëmijët holandezë nuk mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë deri në moshën 7 vjeçare, dhe nuk marrin detyra shtëpie rregullisht deri në një moshë adoleshence të vonë, por pavarësisht këtyre, ata sërish janë në krye të rezultateve të edukimit dhe përgatitjes në bazë

Pin It