Edukojini fëmijët tuaj përmes lojërave

Prindërit janë ata që luajnë rolin kryesor në edukimin dhe në përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre . Për të përcjellë tek ata dashuri, vlera dhe afërsi duhet që të kaloni kohë me ta. Si mund ta bëni këtë ? Ja disa ide se si mund të kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj:

Organizoni një kuiz

Edhe pse televizori, duhet të shmanget, nuk është e mundur dhe nuk duhet t’i shkëpusim fare prej tij. Edhe televizori mund të shërbejë positivisht duke caktuar një kohë për të ndjekur programe apo filma edukativë, duke i shoqëruar fëmijët gjatë shfaqjes së tyre.

Kjo e rrit besimin e tyre ndaj nesh, por dhe na ndihmon të bëjmë sqarime herë pas here. Pas filmit mund të organizoni një kuiz mbi gjithçka ndoqët si dhe dhe përgatisni dhurata modeste me të cilat do shpërbleni përgjigjet e sakta.

Veprimtari të këndshme, edukative por që i vënë fëmijët në lëvizje

Luani symbyllazi me figura. Për shembull, vizatoni një xhami në tabelë dhe kërkojini fëmijëve që, ashtu symbyllur të vizatojnë minaren e xhamisë. Ose luani bulling, por këtë herë duke shënuar vlera dhe anti-vlera në secilën nga shishet.

Fëmijëve u kërkohet të rrëzojnë vetëm anti-vlerat. Kështu ata do synojnë të fitojnë sa më shumë pikë. Në të vërtetë ata nuk do i rrëzojnë anti-vlerat vetëm në lojë. E gjithë kjo lë gjurmë në nënvetëdijen e tyre duke i kthyer këto në vlera pozitive në realitet.

Pin It