Pesë gjërat që të rriturit mund t’i mësojnë nga fëmijët

Nuk janë fëmijët të vetmit që mësojnë nga ne, edhe ne mund të mësojmë nga ata. Ja disa mësime të vlefshme që mund të marrim nga fëmijët:

Pyetjet e shumta

PSE-ja e mërzitshme mund të ju bëjë të padurueshëm mirëpo fëmijët kanë dëshirë që ta kuptojnë botën që i rrethon. Ata nuk kënaqen vetëm me informacione sipërfaqësore, ata dëshirojnë të dinë edhe arsyet. Një studim tregon se vajzat 4 vjeçare janë më kureshtaret e fëmijëve para moshës parashkollore, ato mund të parashtrojnë 390 pyetje në ditë.

Lëvizjen

Fëmijët nuk rrinë në një vend. Fëmijët kanë nevojë të lëvizin, të paktën 3 orë në ditë. Ndryshe nga të rriturit vihet re që fëmijët lodhen më pak, ndaj prindërve ju bie gjithmonë t’i ndjekin nga pas duke pasur një ditë në lëvizje.

Më të kapshëm ndaj gjërave të reja, teknologjisë

Kur përballen me pajisje të reja elektronike, parashkollorët e kuptojnë më shpejtë se si t`i përdorin se sa  të rriturit . Ata janë më fleksibël dhe më pak të fiksuar me shkaqet dhe efektet.

Më të kujdesshëm me ambientin

Të rriturit ecin shpejtë, shkelin insektet(apo lulet), ndërsa të vegjlit janë më të kujdesshëm dhe kureshtarë. Ata ndalojnë të marrin erë tek lulet, veshtrojnë se si ecin insektet, si fluturojnë shpezët, pra ata marrin shënime nga ambienti që i rrethon, ndryshe nga të rriturit të cilët në një pjesë të kohës janë të zënë me dukuri të tjera dhe mund të mos i vënë re.

Të qenit optimistë

Fëmijët besojnë se gjërat e mira ndodhin kohë pas kohe, janë optimistë dhe të lumtur gjatë tërë kohës. Kërkimet tregojnë se këto ndjenja na bëjnë më të shëndetshëm dhe me më pak stres gjatë jetës.

 

Pin It