Përdoruesit e Apple tashmë mund të regjistrohen si dhurues organesh shëndetësore

the-easy-way-to-use-apples-ios-8-health-app-100563092-primary.idge_

 

Këtë vit kompania Apple do të lejojë përdoruesit e iPhone të regjistrohen për të dhuruar një organ përmes aplikacionit më të ri të Apple, Health app.

Apple do të paraqesë regjistrimet në regjistrin Kombëtar të dhurimit të organeve, i cili menaxhohet nga një organizatë jofitimprurëse Donate Life America.

Kjo veçori do të jetë pjesë e iOS 10, versioni i ardhshëm i sistemit operativ telefonik Apple.

“Me aplikacioni e përditësuar të Shëndetësisë, ne jemi duke ofruar arsim dhe ndërgjegjësimin në lidhje me dhurimin e organeve dhe jemi duke e bërë më të lehtë se kurrë regjistrimin për të dhuruar një organ për njerëzit të cilët janë në kushte të vështira shëndetësorë,” tha Jeff Williams, një nga drejtorët e Apple në një deklaratë të martën.

Pin It