Zhvillimi urban, banesë e re për komunitetin rom dhe egjiptian në Rrogozhinë

banner_mzhu-34

Komuniteti rom dhe egjiptian në qytetin e Rrogozhinës brenda tre muajve do të kenë gati një godinë të re banimi. Familjet e këtij komuniteti do të vendosen në banesën e re të ndërtuar posaçërisht për ta në kuadër të projektit për Planin e Përgjithshëm Vendor.

Donina e re është investimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe ka një vlerë prej 9.6 milionë lekësh. Ministrja e MZHU, Eglantina Gjermeni, tha se qeveria ka rritur me 20% fondin dedikuar komunitetit rom dhe egjiptian.

“Krahasuar me një viti më parë ky fond është rritur me 20% duke parë dhe kërkesën e ardhur nga bashkitë për investime në sektorin e strehimit për përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë komunitet. 1 nga 9 projektet është dhe ky që inspektojmë në Rrogozhinë. Ky është projekti i parë ku po ndërtohet një godinë tërësisht e re”, – tha Gjermeni.

Së shpejti në Bashkinë e Rrogozhinës do të fillojë zbatimi i projektit për rivitalizimin e qytetit, si pjesë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, për vitin 2016. Investimi ka vlerën e 149 milionë lekëve dhe është i pari i 25 vjetëve të fundit në këtë qytet.

Ministrja Gjermeni ftoi të gjitha bashkitë ku po aplikohen projektet për zhvillimin vendor të ndihmojnë ecurinë e procesit, pasi kjo është në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së këtyre rajoneve.

Pin It