Parashikimi i Motit, e hënë 10 tetor 2016

15-05

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore duke përfshire gradualisht të gjithë territorin e vendit. Shira me intensitet të lartë do të bien në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që shirat të jenë prezent në territor, me intensitet më të lartë në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Ndërsa shira me intensitet mesatar dhe të dobët parashikohet për zonat jugore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit ndërsa orët e mesditës do të sjellin rënie të temperaturave në vend. Era do të  fryjë e mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë deri në 4- 5 ballë.

Pin It