Parashikimi i motit, e hënë 14 nëntor 2016

15-05-1024x658

Kushtet e qëndrueshme të motit do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë prezent. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet ndërsa zonat malore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien sërish gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

– See more at: http://www.noa.al/artikull/parashikimi-i-motit-e-hene-14-nentor-2016/627807.html#sthash.JDqhOIlm.dpuf

Pin It