Cili është kuptimi i amanetit që i ngarkohet njeriut në Kur’an?

vbkhtidqkl

Ajeti në lidhje me amanetin në Kur’an: “Ne ia ngarkuam amanetin qiejve, tokës dhe maleve. Ata nuk pranuan ta mbanin, u trembën prej tij dhe njeriu e mori përsipër atë. Ai është me të vërtetë shumë mizor dhe shumë i paditur.” (Ahzab, 33/72)

Gjithashtu në Kur’an thuhet “Allahu nuk e ngarkon asnjë nefs më tepër se sa mban” (Bekare, 2/286)

Për shembull syrit nuk i është dhënë detyra e të dëgjuarit, veshit nuk i është dhënë detyra e të kuptuarit. Po ashtu as malet e gurët nuk kanë për detyrë të japin dritë.

Çdo krijesë ka një detyrë në përputhje me aftësinë që i është dhënë. Njeriu ka një veçori të rëndësishme të ndryshme nga të tjerët. Atij i është dhënë vullneti i lirë për të kryer ose jo detyrën që i është caktuar. Keqpërdorimi i vullnetit të lirë dhe dorëzimi ndaj egos është edhe burimi i mizorisë dhe paditurisë së njeriut.

Amaneti gjithashtu i besohet atij që ka vullnet. Nuk mund të thoni për kasafortën ku ruani paratë se “ia keni lënë ato amanet kasafortës.” Sendet pa shpirt nuk mund të mbajnë amanet. edhe engjëjt nuk janë ndryshe prej tyre. Sepse ata i kryejnë detyra si urdhra dhe jo me vullnet të lirë.

Në ajetin në lidhje me amanetin nuk bëhet fjalë për “ofertë” por për “kërkesë” të amanetit ndaj maleve, tokës e qiejve. Nëse do iu ishte ofruar diçka e tillë nuk mund të mendohet të refuzohej. Ndërsa kërkesa ka një kuptim tjetër. Një padishah kur e thërret një ushtar për t’i caktuar një detyrë e pyet “A mund të bësh detyrën e nëpunësit?” Ai, duke kërkuar falje nga padishahu i thotë “Fatkeqësisht unë nuk di shkrim e lexim, përndryshe do e zbatoja urdhrin tuaj.” Kjo nuk është si të thuash “Më jep një gotë ujë”. Ujin e sjell çdokush, por detyrën e shkruesit nuk e bën gjithkush.

Dhe në këtë ajet Zoti ka kërkuar kryerjen e një detyre nga qiejt, toka dhe malet. Nuk e dimë urtësinë e kësaj kërkese dhe mospranimin e tyre nuk e cilësojmë dot si kundërshtim. Sepse detyra që iu ngarkua atyre nuk ishte e llojit që ata mund ta përmbushin me aftësitë, cilësitë që kanë. Si përfundim këtë detyrë e mori përsipër njeriu.

Cila është kjo detyrë? Bediuzzamani në një nga Risalet e tij thotë se ky amanet është “dhunti e njeriut” dhe detyra e kësaj dhuntie është që “me vullnetin e tij të vogël të njohë emrat dhe atributet e pafundme të Krijuesit”.

“Ashtu sic kam ndërtuar unë këtë shtëpi dhe e di si ndërtohet, e shoh dhe jam krijuesi i saj dhe e menaxhoj atë. Ashtu edhe kjo botë e madhe ka mjeshtrin e vetë. Ai mjeshtër e njeh, e sheh, e menaxhon dhe e drejton atë.”

Ky krahasim i hollë tregon se detyrën për të njohur cilësitë e pafundme të Allahut nuk e morën përsipër qiejt, toka dhe malet, sepse ata nuk e kishin dhuntinë për ta mbajtur atë.

Në këtë ajet njeriu këshillohet që të mos lërë pas dore detyrën e tij të lartë, më të lartë se vetë qiejt dhe të mos vrapojë pas gjërave të vogla. Në të kundëert duke mos i përdorur në vendin e duhur aftësitë që i janë dhenë për të blerë xhennetin, ai do të tregohet i paditur dhe i ashpër.

 

Pin It