AKU kontroll bizneseve, 155 masa paralajmëruese dhe gjoba

thumbnail_inspektime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërmori javën e parë të nëntorit një aksion të gjerë në të gjitha qarqet e vendit për të kontrolluar sigurinë ushqimore të bizneseve të ndryshme. Gjithsej u kontrolluan 522 subjekte, 155 prej të cilave morën paralajmëerim për bllokim dhe gjobë, pasi nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore.

Inspektorët e AKU-së kontrolluan dyqanet e mishit, Fast-Food, zgarat e qofteve, si dhe shumë biznese të tjera. Gjithashtu pjesë e kontrollove janë edhe produktet që vijnë nga jashtë, të cilat nuk kanë etiketën në gjuhën shqipe.

Përgjatë një jave në qarkun e Tiranës janë kryer 152 inspektime, nga të cilat janë marrë masa me gjobë për 11 subjekte, në masën 510.000 lekë. Gjithashtu janë paralajmëruar 33 subjekte të tjera, të cilat nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. 17 gjoba janë vendosur për subjektet që tregtojnë produkte të cilat janë të importuara, por nuk kanë etiketën në gjuhën shqipe.

Kontrollet do të shtohen në prag të festave të fundvitit, duke qenë se rritet konsumi i qytetarëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimet.

Pin It