MAS njehson 612 diploma për studentët që janë diplomuar jashtë vendit

fakulteti-filologjik-universiteti-i-tiranes1

Ministria e Arsimit ka njehsuar diplomat e 612 studentëve që janë diplomuar jashtë vendit, duke iu dhënë atyre mundësinë të punojnë në institucionet shtetërore dhe private në Shqipëri.

MAS njofton të gjithë studentët që kanë aplikuar për njohjen e diplomës të tërheqin diplomat e tyre pranë MAS.

Aplikimet për njohjen e diplomave të marra në universitetet jashtë vendit vijojnë. Dosja e aplikantit vlerësohet nga Komisioni i Njohjes për rastet:

  1. a) Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore,
  2. b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi,
  3. c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS¬it ka marrë një vendim njohje.
Pin It