Parashikimi i motit, e hënë 16 janar 2017

15-05-1024x658

Edhe të hënën, vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut dhe dëborës të jenë të pranishme por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike dhe për pasojë vranësirat e shpeshta dhe shirat e dobët do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2-3 gradë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinenti Europian do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent por temperaturat të vijojnë të ulëta.

Përjashtim bëjnë vendet e Europës Lindore të cilat do të mbeten nën dominimin e reshjeve të dendura të dëborës. Po ashtu me reshje të pakta shiu e dëbore do të paraqitet gadishulli i Ballkanit.

Pin It